VLORË- Krerët e shtetit shqiptar janë mbledhur në Vlorë për të marrë pjesë në ceremoninë për ngritjen e flamurit shqiptar. Në aktivitetin zyrtar ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar; Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
Por nuk mungoi as kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Ky i fundit nuk kishte paralajmëruar një vizitë në Shqipëri, por duket se ka zgjedhur që të mos mungojë në këtë ditë të shënuar.
Në ceremoni, të pranishëm ishin edhe deputetë, zyrtarë vendorë si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend.
Shqipëria feston sot 112 vite Pavarësi. Ngritja e Flamurit në Vlorë është një ceremoni e përvitshme që prej 28 Nëntorit 1912, aty ku për herë të parë Ismail Qemali bashkë me delegatët e tij shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ndërkohë për rreth 3 orë në Tiranë do të mbahet edhe një paradë, nga të gjitha trevat e Shqipërisë./ZËRI