Aktualitet

12 orë në ajër, pa ushqim dhe ujë! Makthi i fluturimit Londër–Tiranë i Ryanair, dëshmitë e pasagjerëve

Gjatë orëve të gjata të pritjes, në avion mbaruan ushqimet dhe uji.

F.I
12 orë në ajër, pa ushqim dhe ujë! Makthi i fluturimit
pamje nga brenda avionit të Ryanair

TIRANË-Një fluturim i Ryanair nga Londra Stansted për në Tiranë, i planifikuar të zgjaste vetëm 3 orë, u shndërrua në një makth 12-orësh pas dy devijimeve dhe ndërhyrjes së policisë. Konkretisht fluturimi RK8288 i nisur më 3 qershor u devijua dy herë për në Itali dhe më pas në Greqi përpara se të ulej më në fund në kryeqytetin shqiptar në orën 5 të mëngjesit sipas orës lokale, rreth nëntë orë pas orarit të planifikuar të mbërritjes. 

Përafërsisht katër orë pas ngritjes nga Londra, pasagjerët menduan se avioni ishte gati të ulej në Tiranë, kur në fakt po i afrohej një aeroporti në Brindisi të Italisë.

Rreth dhjetë minuta para uljes, piloti tha: "Meqë ra fjala, nuk mundëm të ulemi në Shqipëri, tani jemi në..."Brindisi në Itali."

Kur avioni mbërriti në Selanik, pasagjerët organizuan një "kryengritje" ndaj kompanisë, duke shprehur pakënaqësinë për orët e gjata të vonesës dhe situatën e krijuar gjatë udhëtimit. 

Sipas dëshmive të pasagjerëve për Dailymail disa persona humbën durimin dhe nisën të përballeshin me ekuipazhin, ndërsa një grup burrash u afrua pranë kabinës së pilotëve duke kërkuar që kapiteni të dilte dhe të jepte shpjegime. Gjatë orëve të gjata të pritjes, në avion mbaruan ushqimet dhe uji. Fillimisht pasagjerëve nuk iu lejua të blinin pije apo ushqime ndërsa avioni ishte në pistë në Itali. Kur shërbimi rifilloi, furnizimet u shitën pothuajse menjëherë, duke mbetur vetëm disa pako me patatina. 

"Qëndruam atje për dy, ndoshta tre orë në pistë. Njerëzit po mërziteshin dhe po bezdiseshin shumë."-tha një udhëtar.

"Ata nuk jepnin asgjë falas, dhe as nuk mund të blije asgjë. Njerëzit ishin të etur dhe të uritur, në mënyrë të kuptueshme. Ne kishim qenë në fluturim për katër orë në atë pikë, ndoshta më gjatë,"-u shpreh një pasagjer.

“Ai është frikacak, piloti duhet të dalë dhe të përballet me ne si burrë”,-raportohet të kenë thënë disa prej tyre.

Në një njoftim dërguar pasagjerëve, të parë nga Daily Mail, Ryanair tha se fluturimi ishte “ndërprerë për shkak të rrethanave të papritura dhe të jashtëzakonshme, të cilat ishin përtej kontrollit tonë”. Një zëdhënës i Ryanair tha se fluturim nga Londra Stanstedpër në Tiranë u devijua për në Brindizi për shkak të kushteve të këqija të motit në Aeroportin e Tiranës dhe më pas u devijua për në Aeroportin e Selanikut për shkak të një stuhie.

Përfundimisht, avioni arriti të ulej në Tiranë rreth orës 5 të mëngjesit sipas orës lokale./ZËRI

Poll

MOS HUMB