Aktualitet

Në kërkim për ndërtimin e dy kateve pa leje në objektin e tij, vetëdorezohet 56-vjeçari në Sarandë (EMRI)

Vetëdorëzimi i 56-vjeçarit vjen pas aksioneve të zhvilluara nga Prokuroria e Sarandës në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) për goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme.

zh.ll
Në kërkim për ndërtimin e dy kateve pa leje në objektin
Foto ilustruese

SARANDË- Një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për ndërtimet pa leje në Sarandë është vetëdorëzuar në Komisariat. 

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 56-vjeçarin Mirdar Koshi, i cili kërkohej prej datës 25 maj. Ai dyshohet se ka kryer ndërtime pa leje në një objekt në pronësi të tij, ku janë shtuar dy kate pa autorizimin përkatës.

Vetëdorëzimi i 56-vjeçarit vjen pas aksioneve të zhvilluara nga Prokuroria e Sarandës në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) për goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme.

Nga dy operacionet e zhvilluara më 15 dhe 25 maj, numri i personave të arrestuar ka shkuar në 14, ndërsa dy persona vijojnë të jenë në kërkim. Në mesin e të hetuarve janë edhe 8 efektivë policie, përfshirë ish-Shefin e Komisariatit dhe atë të krimeve, 4 ish-punonjës të Bashkisë dhe 4 pronarë objektesh.

Ndaj ish-shefit të Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, dhe specialistit të zonës, Robert Çulli, është vendosur masa e sigurisë "arrest me burg". Ndërkohë, të ndaluarit e tjerë, përfshirë disa që janë vetëdorëzuar, janë lënë të lirë me vendime të Gjykatës së Sarandës ose Gjykatës së Apelit./ZËRI

Poll

MOS HUMB