Aktualitet

"S'është dhënë urdhër për të qëlluar", Berisha pas 2 orësh në SPAK për "21 Janarin": Nuk u thirra më parë pasi…

Në një deklaratë për mediat, Berisha dha versionin e tij për ngjarjen, ndërsa akuzoi Ramën për organizimin e protestës së dhunshme.

zh.ll
"S'është dhënë urdhër për të
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë nga ambientet e SPAK, ku është pyetur për herë të parë për "21 Janarin", për rreth 2 orë. Në një deklaratë për mediat, Berisha dha versionin e tij për ngjarjen, ndërsa akuzoi Ramën për organizimin e protestës së dhunshme.

“Më është pyetur së çfarë ndodhi me 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, kjo mos-thirrje shkak kishte se Edi Rama organizoi protestën më të dhunshme. Kishte agjendë të qartë dhune. Kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për një ngjarje dramatike që i mori jetën 4 demostruesve dhe plagosjen e më shumë së 100 efektivëve. Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë”, deklaroi Berisha për gazetarët.

Lidhur me ngjarjen 14 vite më parë, Berisha deklaroi se nuk është dhënë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve më 21 janar, teksa theksoi se ushtarët e Gardës nuk funksionin me urdhër, por me ligj. Kryedemokrati shtoi më tej se Basha në atë kohë ministër, bashkë me komandatin e Gardës i kanë kërkuar që të lërë zyrën për evauukim, megjithëse ai s'ka pranuar.

"Isha njeriu i rrethuar, dritaret e të cilit u goditën me gurë. Mu kërkua të largohem ose do të shkelje mbi kufoma.
Ministri dhe komandanti i Gardës më erdhën në zyrë. Isha njeri në detyrë. Më thanë të largohem nga zyra. Ajo ishte zyra ime dhe u thash nuk lëviz. Qendrova në zyrë deri në fund. Garda nuk funksionin me urdhër, por funksionon me ligj. Garda dhe çdo vendroje e armatosur funksionin me ligj, e qëllove, duhet të qëllojë në ajër, po insistove duhet të qëllojë të këmbët, vazhdove sërish, duhet të neutralizojë. S’ka pasur urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në Prokurorinë e Posaçme, ku është pyetur për herë të parë në lidhje me çështjen e 21 Janarit, pas 14 vitesh. Pasi refuzoi dy herë thirrjen e SPAK për t’u marrë në pyetje, Berisha këtë të mërkurë, ëshë përballur me pyetjet nga ana e prokurorit Alfred Shehu, mbi rolin që ka pasur kryeministri në urdhërin që ka marrë garda, për të qëlluar në drejtim të protestuesve. Më 21 janar mbetën në vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 14 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

Poll

MOS HUMB