TIRANË- 26-vjeçari Andi Gurra është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e ndodhur në Fresk dy ditë më parë. I plagosur me armë mbeti Juglen Abazi. Sipas Policisë, Gurra është arrestuar si bashkëpunëtori i shtetasit Klejvis Caka Lusha i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes.
“Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 02.08.2025, në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Juglen Abazi, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës arrestuan në flagrancë shtetasin në kërkim Andi Gurra 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtori i shtetasit Klejvis Caka Lusha i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes,”-bën me dije Policia.
Sipas informacioneve shkak i sherrit dyshohet se është bërë një vajzë. Të dy bashkëpunëtorëve që u është marrë dhe dëshmia nga uniformat blu janë shprehur se Klejvis Cakën, autorin e kanë shok dhe e ndihmuan të largohet por qe nuk kanë dijeni për motivin e konfliktit. Ndërkohë më herët, blutë e Tiranës vunë në pranga Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”./ZËRI
