Aktualitet

"Shkatërrohet" rrjeti i kanabisit në Angli, burgosen katër "kokat" e "shtëpive të barit" në Mançester!

Ekipi i policisë britanike synonte kapjen e “kokave” të kësaj industrie të paligjshme, dhe jo thjesht kapjen e punëtorëve të kultivimit të kanabisit.

M.M
"Shkatërrohet" rrjeti i kanabisit në Angli, burgosen
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Katër shqiptarë janë arrestuar në Angli për shkak se Policia britanike u zbuloi drogë, e cila nëse do të arrinte të shitej do të kapte vlerën e 10 milionë paundëve. Fillimisht, Policia e Mançesterit mori informacion se një shqiptar kontrollonte një serë në prodhimin e kanabisit në të gjithë qytetin dhe kështu nisi një hetim. Ekipi i policisë britanike synonte kapjen e “kokave” të kësaj industrie të paligjshme, dhe jo thjesht kapjen e punëtorëve të kultivimit të kanabisit.

Sipas mediave vendase, ata arritën të kapnin katër shqiptarë, të cilët u dënuan me brug dhe do të jenë në pritje të depërtimit në Shqipëri, pas përfundimit të dënimit.

"Shkatërrohet" rrjeti i kanabisit në Angli, burgosen
Shqiptaret e arrestuar

Emrat dhe dënimet:

Riza Hodaj, 39 vjeç, me banim në Beech Mount, Harpurhey – Shtatë vjet burg

Iriljan Hodaj, 32 vjeç, me banim në Lakeland Crescent, Bury – Katër vjet burg

Henri Shperdhea, 35 vjeç me banim në Denton Lane, Chadderton – Dy vjet e tre muaj burg

Armando Xhemalaj, 32 vjeç, me banim në Barracks Road, Bickershaë - Dy vjet e tre muaj burg

Gjithashtu gjykata ka urdhëruar konfiskimin e një pasurie që shkon afro 90 mijë paund. Përveç "kokave" të rrjetit, gjatë këtij aksioni u vendosën në pranga edhe 46 shqiptarë të tjerë që punonin për 4 të arrestuarit. 46 të arrestuarve iu gjetën mbi 13,000 bimë kanabisi me vlerë totale diku tek 10,903,200 paund./ ZËRI

Poll

MOS HUMB