
FIER-Komisariati i Policisë Fier ekzekutoi masat e caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për tre mjekë të Spitalit Fier. Mjekët dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të shtetasit A. Sh., 54 vjeç, dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën më shumë se dy vite më parë. Klajdi Jasini, 40 vjeç, është vendosur masa "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore". Ndërsa për Blendi Dhespollarin, 56 vjeç dhe Ilva Çuni, 29 vjeçe, është vendosur masa "Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik".
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Fier ekzekutoi masat e caktuara më datë 21.12.2024, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për 3 shtetas. Konkretisht, për shtetasin:
-B. Dh., 56 vjeç, masa "Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik";
-I. Ç., 29 vjeçe, masa "Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik";
-K. J., 40 vjeç, masa "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore".
Këta shtetas, me profesion mjekë në spitalin rajonal të Fierit, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të shtetasit A. Sh., 54 vjeç, dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën më datë 03.02.2022.