Aktualitet

"5D 2.0"/ GJKKO jep vendimet për të pandehurit, asnjë në burg

Dënimin "më të ashpër" e ka Deborah Keçi, të cilës i është caktuar më shumë kohë për të shërbyer në komunitet, por po ashtu i është ndaluar edhe e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

k.m.
"5D 2.0"/ GJKKO jep vendimet për të pandehurit, asnjë
Deborah Keçi

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, të akuzuar për dosjen "5D", fraksioni i dytë. Të gjithë të pandehurit ishin nën akuzë për “shkelje të barazisë në tendera”, por asnjë prej tyre nuk do të përfundojë në burg. Dënimi për të gjithë është konvertuar në shërbim prove. Dënimin "më të ashpër" e ka Deborah Keçi, të cilës i është caktuar më shumë kohë për të shërbyer në komunitet, por po ashtu i është ndaluar edhe e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

DËNIMET E DHËNA NGA GJKKO: 

- Deborah Keçi dënohet me 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar 8 muaj burg. Vendimi pezullohet dhe zëvendësohet me shërbim prove 16 muaj, heqje e masës së sigurimit detyrim paraqitje. Gjithashtu i hiqet e drejta të mbajë funksione publike për 5 vite.

- Teuta Guri dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht 6 muaj. Vendimi pezullohet dhe zëvendësohet me punë në interes publik, pa shpërblim, 60 orë, brenda 6 muajsh.

- Renaldo Gjerasi dënohet me 9 muaj burgim, përfundimisht 6 muaj burg. Pezullim i dënimit me burg dhe zëvendësim me 60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.

- Etion Mera dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht me 6 muaj burg, pezullim i dënimit dhe zëvendësim me 60 orë punë në interes publik, brenda 6 muajsh.

SPAK përfundoi hetimet paraprake më 8 janar të këtij viti për fraksionin e dytë të dosjes ‘5D’, duke marrë të pandehur 9 zyrtarë të bashkisë së Tiranës të akuzuar për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim. SPAK pretendon se ka provuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qenë të paracaktuar për t’u shpallur fitues nga e pandehura Eglantina Zere ku përfitues të tenderave ishin drejtorët e bashkisë, njëherësh pronar faktik të kompanisë “5D”./ZËRI

Poll

MOS HUMB