Aktualitet

Sekuestohen armë zjarri në Lushnje

Si rezultat i kontrolleve, në pranga ka përfunduar i riu, i identifikuar E. S.

k.m.
Sekuestohen armë zjarri në Lushnje
Arma e zjarrit

LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 28-vjeçar pasi i janë gjetur lëndë narkotike në makinë dhe armë zjarri në banesë. Si rezultat i kontrolleve, në pranga ka përfunduar i riu, i identifikuar E. S. Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 1 thikë, 1 armë sportive dhe fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Lushnjë/Posedonte armë dhe lëndë narkotike, në automjet dhe në banesë, arrestohet 28-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh. Si rezultat i kontrolleve sistematike, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh./ZËRI

Poll

MOS HUMB