Aktualitet

6 milionë dollarë kontratë lobimi, SPAK nis hetimet pas kontratës së PD-së me kompaninë amerikane

Reagimi i SPAK, vjen një ditë pas lajmit se Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 6 milionë dollarëshe me kompaninë që përfaqësohet nga avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, Carlos Trujillo.

I.F
6 milionë dollarë kontratë lobimi, SPAK nis hetimet pas
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet pas publikimit të kontratës së Partisë Demokratike me kompaninë amerikane "Continental Strategy”. Reagimi i SPAK, vjen një ditë pas lajmit se Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 6 milionë dollarëshe me kompaninë që përfaqësohet nga avokati i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Carlos Trujillo

“Ju informojmë si vijon: Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike”, thuhet në njoftim.

Partia Demokratike pas publikimit të kontratës së lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vlerë 6 milionë dollar, falenderoi patriotët shqiptarë, për të cilët thotë se janë ata personat që do të paguajnë çdo detyrim kundrejt kompanisë së lobingut “Continental”. Selia blu, sipas deklaratës zyrtare nuk do të paguajë asnjë detyrim, pasi komuniteti shqiptaro-amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore të Partisë Demokratike si forca më e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA.

Kontrata është nënshkruar mes Fondacionit Shqiptaro Amerikan i cili përfaqësohet nga Nuredin Seci dhe kompanisë Continental Strategy që do të lobojë për PD-në në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PD synon heqjen e non-gratas të vendosur nga Antony Blinken ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Lëvizja e parë është bërë pasi është realizuar një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, njeriu që ka në dorë të zhbëjë dizenjimin non-grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ish-sekretari Antony Blinken. Paralelisht kontrata është firmosur edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan./ZËRI

Poll

MOS HUMB