Aktualitet

7 kamarierët që u nisën për bukë goje e u kthyen me arkivol në shtëpi!

Nuk është hera e parë që punonjësit e shërbimit përballen me 'huliganë' të tillë. Disa prej të cilëve u kanë marrë dhe jetën.

k.m.
7 kamarierët që u nisën për bukë goje e u kthyen me
Foto ilustruese

TIRANË- Dhuna ndaj Aron Balaj ishte lajmi që preku dhe ngjalli më së shumti reagime këtë verë "të thatë". është vetëm 18-vjeç dhe kishte nisur të punonte si shumë shokë të tjerë në sezon për të nxjerrë të ardhura për vete. Por një ditë, e cila duhet të ishte e zakonshme pune për të, u mbyll me dhunë. I riu, i sapohyrë në jetë, u dhunua nga një person që duhet ta mbronte. E kishte detyrë për të cilën ishte betuar, por ish-shefi i qarkullimit të Vlorës, Ardian Isufi vendosi të bënte të kundërtën. Aktualisht nënkomisar në Policinë Kufitare të Dibrës, pa uniformën e Policisë, ai vendosi që të tregonte superioritet mbi adoleshentin duke e dhunuar në vendin e tij të punës. Përse?

Për një shishe uji tepër...

Pavarësisht se ngjarja shkaktoi bujë, nuk është e para që ndodh në vendin tonë. Nuk është hera e parë që punonjësit e shërbimit përballen me 'huliganë' të tillë. Disa prej të cilëve u kanë marrë dhe jetën. Gazetari Klevin Muka ka nxjerrë një listë emrash të personave që humbën jetën kur nuk po bënin asgjë tjetër veçse detyrën. Ndoshta për publikun më i njohuri është rasti i Musaen Zenelit, vetëm 20 vjeç, i cili fatkeqësisht nuk është i vetëmi. 

"Duke u përpjekur të mbledh të dhëna për sulmet ndaj kamarierëve në Shqipëri jam tronditur. Tmerr, të paktën 7 të rinj janë vrarë në 11 vitet e fundit duke punuar si kamarierë. Të brishtë, në lule të rinisë, duke u përpjekur të garantonin bukën e gojës, humbën jetën. S'ka gjynah më të madh. Gjithëkush prej tyre ka një histori tragjike, prindër që s'e morën dot veten kurrë se u morën dritën e syve. Për të ardhur keq, se rastet kanë ardhur vetëm në rritje,"-shkruan gazetari. 

14 Gusht 2014- Denis Vyshka

7 kamarierët që u nisën për bukë goje e u kthyen me

28-vjeçari, kamarier në Dhërmi u vra nga dy pronarët e restorantit ku punonte, pasi dyshonin se i kishte marrë para. Dy pronarët Altin Ymeraj dhe Eris Zilfaj më 14 gusht kishin mbledhur gjithë stafin e lokalit, duke njoftuar se mungonte një shumë prej 500 mijë lekësh dhe duke kërkuar përgjegjësit ka nisur të gjuajë me një vegël bujqësore disa herë kamarierin, Denis Vyshka. Kështu nisi dhe tortura ndaj tij, pasi pronarët e kishin goditur me vegla bujqësore, plagë thike, por edhe shuarje të cigareve në disa pjesë të trupit, ndërsa në qafë kishte dhe shenja të shtrëngimit me litar. Të gjitha këto kanë zgjatur përreth tre orë, derisa 28-vjeçari ndërroi jetë.

Dy pronarët e lokalit njihen si persona të rrezikshëm në Vlorë dhe me precedent penalë si trafikantë droge.

29 Shtator 2015- Gentian Bajraktari

7 kamarierët që u nisën për bukë goje e u kthyen me

21-vjeçari u vra nga vëllezërit Dorian dhe Mariglen Kristo sepse klientëve iu vonua një picë që kishin porositur. Pasi debatuan njëherë me të, u rikthyen në piceri dhe i morën jetën me thikë. 

27 Qershor 2021 - Musaen Zeneli

7 kamarierët që u nisën për bukë goje e u kthyen me

20-vjeçari humbi jetën në Velipojë, vetëm një ditë pasi kishte nisur punë. Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel 'Fantazia' u përplas me armë zjarri me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit 'Gocaj'. Nga plumbat humbën jetën: Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç. E gjithë përplasja me 4 viktima nisi për një sherr banal për shezlonget. 

4 Tetor 2021- Gazment Kurmaku

7 kamarierët që u nisën për bukë goje e u kthyen me

Kurmakun e prisnin fëmijët në shtëpi, por Erjon Llapushi nuk e la të jetonte. Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri, Gazment Kurmaku i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty. Llapushi kapi nga fyti Kurmakut, e kërcënoi me thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.

12 Mars 2023- Mimoza Paja

7 kamarierët që u nisën për bukë goje e u kthyen me

Mimoza Paja ra viktimë e pafajshme e luftës së pashtershme të grupeve kriminale për të eliminuar kundërshtarët. Masakra ndodhi më 12 mars 2023 në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur. Të paktën plumbat kursyen mbesën e viktimës, vetëm 10 vjeç.

5 Qershor 2024 - Eraldo Nevruzi

7 kamarierët që u nisën për bukë goje e u kthyen me

Eraldo Nevruzi u vra mesnatën e 6 qershorit të vitit të shkuar, pas një debati me pronarin e hotel “Greccia”, Gerald Shehu, ku po punonte si recepsionist prej një jave. Pas debateve që dyshohet se kishin ardhur si pasojë e një konflikti të çastit apo të prishjes së pazareve të drogës në Angli, ku dyshja ishin njohur, Shehu qëlloi me dy plumba në kokë Nevruzin, në një nga dhomat e hotelit. Më pas, kërkuoi ndihmë nga dy punonjësit të tjerë, Daniel Qose, 33 vjeç, dhe David Larti, 30 vjeç, që trupin t’ja fusnin në garazhin e makinës së tij, të mbështjellë me një qese të zezë plehrash. Sendet personale ia dogjën në furrën e restorantit të hotelit. 

20 Korrik 2024 - Gledjan Muka

7 kamarierët që u nisën për bukë goje e u kthyen me

36-vjeçari Gledian Muka dhe 47-vjeçari Marsel Çela u ndodhën në vendin e gabuar, pasi nuk kishin asnjë lidhje me atentatin që shënjestër kishte biznesmenin Shqyo Kalemi. Vrasja e trefishtë, që u mori jetën dhe dy personave të pafajshëm dhe që nuk ishin objektiv, dyshohet se vjen si pjesë e sagës së hakmarrjes ndaj Andrea Kalemit, djalit të viktimës Shyqyri Kalemi. Plumbat e nisur për tjetërkënd i morën jetën dikujt që punonte për të nxjerrë bukën e gojës. Me nder dhe djersë... /ZËRI

Poll

MOS HUMB