Aktualitet

Abuzoi 4 vite me të miturën, shpallet në kërkim ndërkombëtar 43-vjeçari nga Maliqi, dyshohet se fshihet në Greqi

Që prej denoncimit të ngjarjes, Policia e Korçës nuk ka mundur që ta lokalizojë 43-vjeçarin për ta vendosur në pranga

k.m.
Abuzoi 4 vite me të miturën, shpallet në kërkim
Foto ilustruese

KORÇË- Edison Sheme është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Korçës. Kjo pasi 43-vjeçari nga fshati Sheqeras akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Që prej denoncimit të ngjarjes, Policia e Korçës nuk ka mundur që ta lokalizojë 43-vjeçarin për ta vendosur në pranga. Kontrollet u ushtruan në disa banesa apo vende, ku mund të fshihej apo të strehohej autori. Kështu ka dyshime se i riu mund të jetë arratisur drejt Greqisë për t'ju fshehur drejtësisë.

Ndaj edhe Prokuroria e Korçës ka nxjerrë një urdhër për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

Marrëdhëniet seksuale mes Edison Shemes dhe të miturës dyshohet se kryeheshin në një magazinë që ndodhet ngjitur me stallën ku familja e vajzës mbante bagëtitë. Sipas dëshmisë që ka dhënë 16-vjeçarja, ajo abuzohej prej 4 vitesh nga i shpalluri në kërkim. Prokuroria ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që pritet të zbardhin detaje nga ajo që ka ndodhur mes tyre. Ndërkohë, familjarët e të dyja palëve kanë reaguar. Motrat dhe familjarët e viktimës kanë zbuluar detaje nga ngjarje e rëndë, ndërkohë që nga ana tjetër familjarët e të akuzuar i kanë dalë në mbrojtje 43-vjeçarit. Bashkëshortja e Shemes mohon që kjo gjë të jetë e vërtetë, teksa e përshkruan të shoqin si një njeri të rregullt e familjar./ZËRI

Poll

MOS HUMB