Aktualitet

Tritol bankomatit në Krujë

Policia e Krujës bën me dije se autorët i kanë vendosur tritol makinerisë "ATM", në mënyrë që të merrnin paratë.

k.m.
Tritol bankomatit në Krujë
Foto ilustruese

KRUJË- Një bankomati i është vënë tritoli gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në Krujë pranë zonës së Kalasë së qytetit. Policia e Krujës bën me dije se autorët i kanë vendosur tritol makinerisë "ATM", në mënyrë që të merrnin paratë. Por nga tritoli ka pasur vetëm dëme materiale dhe autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me "duart bosh".

Ndërkohë, aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë / Informacion paraprak:

Më datë 12.11.2024, rreth orës 02:45, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë (në rrugë), është dëgjuar një shpërthim, i cili dyshohet të ketë ndodhur nga lëndë plasëse ose lëndë piroteknike, duke shkaktuar vetëm dëme materiale./ZËRI

Poll

MOS HUMB