Aktualitet

Abuzoi seksualisht me vajzën e bashkëjetueses, burg për Kelmend Krusën, dyshohet se i vrau dhe të atin 12-vjeçares

ZËRI raportoi se 12-vjeçarja dyshohet se është abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë nga partneri i nënës së saj

F.I
Abuzoi seksualisht me vajzën e bashkëjetueses, burg për Kelmend
FOTO ILUSTRUESE

GJIROKASTËR-Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Kelmend Kursa i dyshuar për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal. Kursa akuzohet se ka abuzuar me vajzën 12-vjeçare të partneres së tij.

ZËRI raportoi se 12-vjeçarja dyshohet se është abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë nga partneri i nënës së saj, Kelmend Krusa, i cili së bashku me të vëllanë e tij, Klodian Krusën, u vunë në pranga pak ditë më parë, si autorë të dyshuar të vrasjes së shtetasit, Artur Lleshi, babait të vajzës së mitur që dyshohet se është abuzuar seksualisht.

E ëma e vajzës së mitur, pas zhdukjes në rrethana të mistershme të bashkëshortit të saj në vitin 2018, i cili më pas u gjet i vrarë, u largua në drejtim të Gjirokastrës, duke bashkëjetuar pikërisht me Kelmend Krusën, ndërsa me vete mori dhe fëmijët e saj. Kelmend Krusa rezulton që të jetë dhe kushëri me viktimën, ish-bashkëshortin e partneres së ti.

Në lidhje me vrasjen, Lulëzim Lleshi, vëllai i viktimës Artur Lleshit, ka lëshuar akuza të forta për ish-gruan dhe ish-kunatën. Lleshi, ka reaguar pas arrestimit të dy kushërinjve të tij, që dyshohet se kanë gisht në zhdukjen edhe vrasjen e vëllait të tij. Lleshi ka deklaruar se dy vëllezërit binjakë, Klodian dhe Klement Krusa, iu morën gratë atij dhe vëllait të tij të ndjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB