Aktualitet

Plagosi me thikë vajzën dhe një kalimtar rasti, Gjykata lë në burg 56-vjeçarin: Më lironi jam i pafajshëm

Ai u arrestua për plagosjen me thikë të vajzës, Xhesika Ndoj, pranë vendit të saj të punës në Durrës, ndërsa i plagosur po ashtu mbeti edhe një kalimtar që ndërhyri për të parandaluar ngjarjen.

zh.ll
Plagosi me thikë vajzën dhe një kalimtar rasti, Gjykata lë
Mikel Ndoj

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 56-vjeçarin Mikel Ndoj, i cili plagosi me thikë vajzën e tij dhe një person tjetër. Mësohet se ai ka kërkuar lirimin, duke e konsideruar veten të pafajshëm.

“Jam i pafajshëm kërkoj të lirohem menjëherë. Nuk mbaj mjete prerëse dhe sherrin nuk e kam nisur unë,"-u shpreh Mikel Ndoji.

Ai u arrestua për plagosjen me thikë të vajzës, Xhesika Ndoj, pranë vendit të saj të punës në Durrës, ndërsa i plagosur po ashtu mbeti edhe një kalimtar që ndërhyri për të parandaluar ngjarjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e të martës, në lagjen nr.12 të qytetit, ndërsa shkak është bërë refuzimi i vajzës Xhesika Ndoj për t'u mos u bashkuar me të atin. Prindërit e vajzës ishin divorcuar 6 vite më parë për shkak të dhunës në familje dhe 56-vjeçari ishte larguar në Itali. Ndoj rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg. Mirëpo, së fundmi ai ishte rikthyer për t'u ribashkuar me familjen, gjë që është kundërshtuar nga e reja. Kaq ka mjaftuar që 56-vjeçari të shkonte te puna e vajzës, me të cilën është konfliktuar dhe më pas e ka goditur me thikë. Ndërkohë një kalimtar, shtetasi Onard Memlika, ka ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen, por ka përfunduar i plagosur./ZËRI

Poll

MOS HUMB