TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka kërkuar marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve në lidhje me gjyqin që po mbahet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhi, lidhur me çështjen CEZ-DIA dhe kontratat e lobimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mes personave që është kërkuar të merren në pyetje janë debutetë e emra të njohur në fushën e biznesit, si Damian Gjiknuri, Vangjel Tavo, Ilir Kulla etj. Ndërkohë gjykata ende nuk është përgjigjur për kërkesën e SPAK.
Në cilësinë e dëshmitarit janë kërkuar nga SPAK:Jozef Hajse, Ervis Mataj, Ardian Shatku, Pirro Xhixho, Ema Çoku, Esmeralda Shkjau, Ardian Shatku, Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj, Milena Harito, Perparim Spahiu, Sokol Hysenaj, Majlind Lazimi, Agron Cela, Luan Rama, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili, Spartak Braho, Ilir Kulla, Fatos Mahmutaj, Theodhori Çami, Nasip Naco, Vangjel Tavo, Lindita Troka, Baton Haxhiu, Erjol Brahimllari, Damian Gjiknuri dhe Ralf Gjoni.
Meta dhe Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ./ZËRI