Aktualitet

Afera e 'Bankers'- Ambasada kineze e përfshirë në vjedhje, paratë pastroheshin me turne ping-pongu e kurse për gjuhën

Sipas prokurorisë, këto shpenzime justifikoheshin në mënyrë fiktive për të transferuar fonde jashtë vendit dhe për të fshehur fitimet reale të kompanisë.

F.I
Afera e 'Bankers'- Ambasada kineze e përfshirë në
Hongping Xiao dhe Pang Chunxue

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e Bankers. Teksa në Gjykatën e Apelit një ditë më parë (5 gusht) nisi procesi ndaj 10 të dyshuarve në lidhje me çështjen e “Bankers”, të cilët akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash, jashtë ambjenteve të Gjykatës u panë edhe përfaqësues të Ambasadës së Kinës në Tiranë. Ata nuk u lejuan të futen brenda gjykatës për shkak të ndjeshmërisë diplomatike dhe ndikimit që dyshohet se po ushtrojnë. Por prania e tyre nuk ishte thjesht për të mbështetur CEO-n kinez të kompanisë, Hongping Xiao. 

Ambasada Kineze është nën akuzë për ndërhyrje në procesin gjyqësor. Prapaskena shkruan se lëvizja ishte koordinuar nga ambasadorja kineze Pang Chunxue. Ambasada dyshohet të jetë përfshirë në skemën e vjedhjes së kompanisë 'Bankers'. Miliona euro janë devijuar përmes promovimit të gjuhës dhe kulturës kineze në shkolla dhe qendra komunitare për 7 vite me radhë. 

Ndërkohë vetëm gjatë vitit 2021, janë shpenzuar 460 mijë euro për festa, dekorime dhe akomodime, të gjitha në kuadër të shmangies së taksave.

Afera e 'Bankers'- Ambasada kineze e përfshirë në
tabela

Bankers Petroleum ka shpenzuar deri në 500 mijë euro në vit për të paguar mediat, në mënyrë që të mos denoncojnë aferat korruptive dhe protestat kundër saj. Ndërkohë, për sigurime shëndetësore në spitale private, shpenzimet arrijnë 374 mijë euro në vit.

Kompania ka derdhur dhjetëra miliona euro për shërbime ligjore, konsulencë dhe udhëtime. Ndërkohë, kupola ka justifikuar qindra mijëra euro në aktivitete të tilla si: ping-pong, konkurse vizatimi, dhurata, veshje sportive dhe kalçeto.

Sipas prokurorisë, këto shpenzime justifikoheshin në mënyrë fiktive për të transferuar fonde jashtë vendit dhe për të fshehur fitimet reale të kompanisë.

Sot Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masat e sigurisë për të akuzuarit e dosjes së evazionit fiskal të "Bankers Petroleum", teksa 4 të tjerë janë të shpallur në kërkim. Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Hong Ping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo janë lënë në burg. Ndërkohë nga 5 masa “arrest shtepie”, togat e zeza kanë zbutur vendimin vetëm për një prej të dyshuarve duke caktuar “detyrim paaqitje” për shkak të rrethanave familjare, pasi është nënë e një femije 2-vjeç.

Poll

MOS HUMB