Foto ilustruese
TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit është duke zhvilluar sot një aksion në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku ka ushtruar kontroll në disa banesa.
Mësohet se aksioni ka të bëjë me një hetim që SPAK ka në proces, në lidhje me tenderat publikë. Detajet lidhur me natyrën dhe qëllimin e këtij aksioni janë sekret dhe nuk ka detaje, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare.
Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë të dhëna mbi operacionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit./ZËRI
Poll