KORÇË-Pas dy javësh e mbyllur si pasojë e rrëshqitjeve të masivit shkëmbor, është hapur këtë të diel rruga Qukës-Qafë Plloçë. Punonjësit e kompanisë kanë larguar gurët dhe dheun e rënë pas reshjeve të 7 janarit 2026 dhe sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit që lidhen me këtë rrugë.
Rruga Qukës–Qafë Plloçë do të jetë e hapur plotësisht për qarkullimin e mjeteve nga dita e hënë, 19 janar, pas 11 ditësh bllokimi si pasojë e një rrëshqitjeje masive në lotin e 3-të të aksit.
Kjo është shembja e tretë masive që nga hapja e rrugës, për shkak të terrencit argjilor delikat dhe reshjeve të dendura të shiut. Inxhinierët thonë se deri tani nuk janë konstatuar zona të tjera me rrezik, por do të bëhet kontroll i plotë i lotit të 3-të.