Aktualitet

Aksident fatal në Portin e Durrësit/ Kamioni përplas për vdekje shoferin nga Kosova (EMRI)

Viktima, Nexhmedin Shabani, u përplas aksidentalisht nga një kamion teksa po lëvizte në këmbë drejt pikës së skanimit për të dorëzuar dokumentacionin e mjetit.

l.k
Aksident fatal në Portin e Durrësit/ Kamioni përplas për
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS- Një 62-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur pasditen e së martës në Portin e Durrësit. Viktima, Nexhmedin Shabani, u përplas aksidentalisht nga një kamion teksa po lëvizte në këmbë drejt pikës së skanimit për të dorëzuar dokumentacionin e mjetit.

Pas përplasjes, 62-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të mëdha. Sipas të dhënave paraprake, kamioni drejtohej nga Nikolin Merdari, 49 vjeç, banues në Berat. Pas ngjarjes, ai u shoqërua nga policia, ndërsa ndaj tij po kryhen veprimet procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Port Durrës/Informacion paraprak

Më datë 28.07.2026, në Portin e Durrësit, në sheshin para skanerit, shtetasi N. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një kamion, dyshohet se aksidentalisht ka goditur shtetasin N. Sh., 62 vjeç, banues në Kosovë, drejtues i një kamioni tjetër, i cili po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e kamionit të tij për t'u futur në skaner.

Si pasojë e goditjes, shtetasi N. Sh., 62 vjeç, ka humbur jetën.

Shtetasi N. M. u shoqërua në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB