Aktualitet

Aksident fatal në Shkodër! "Benzi" merr përpara furgonin, biçikleta "fluturon" në ajër, ndërron jetë drejtuesi (VIDEO)

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një makinë është përplasur me një automjet tjetër dhe një biçikletë në unazën perëndimore të qyetit.

zh.ll
Aksident fatal në Shkodër! "Benzi" merr përpara
pamje nga video e aksidentit

SHKODËR- Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një makinë është përplasur me një automjet tjetër dhe një biçikletë në unazën perëndimore të qyetit.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës, ndërsa drejtuesit e automjeteve ndodhen në spitalin e Shkodrës.

Nga pamjet e publikuara, biçikleta ka qenë duke lëvizur në anën e rrugës dhe një furgon që po lëvizte paralel me të. Më pas, një makinë tip 'Benz' me shpejtësi del nga një rrugë dytësore dhe merr para furgonin dhe biçikletën që ka 'fluturuar' disa metra.

Nga aksidenti janë dëmtuar dhe dy makina të cilat ishin të parkuar në këtë zonë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./ZËRI

Poll

MOS HUMB