Aktualitet

Plagosje me thikë në Tiranë, shpallet në kërkim autori! Detajet e para...(EMRAT)

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi E. N., ka goditur me mjet prerës shtetasin e identifikuar si Armando Minollaj.

zh.ll
Plagosje me thikë në Tiranë, shpallet në kërkim autori!
Foto ilustruese

TIRANË- Një konflikt është regjistruar mëngjesin e sotëm në Nisharak, që përfundoi me një të plagosur. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Enton Nushaj ka goditur me mjet prerës shtetasin e identifikuar si Armando Minollaj. Ky i fundit është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Poll

MOS HUMB