SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Sipas informacioneve paraprake, i aksidentuari është Haki Bajrami, 78-vjeç, i cili ka humbur jetën në vend.
Burime bëjnë me dije se 78-vjeçari po përdorte një karrocë dore kur është përplasur nga automjeti. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por më pas është kapur dhe shoqëruar nga policia.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Visualizza questo post su Instagram
Njoftimi:
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ZËRI