Aktualitet

Sulmet “Smishing” në Shqipëri: Raiffeisen alarmon klientët, ja si po tentojnë t’u vjedhin të dhënat bankare

Bëhet fjalë për medodën "smishing", e cila përdor SMS të rreme për të bindur njerëzit të japin të dhënat e tyre bankare.

zh.ll
Sulmet “Smishing” në Shqipëri: Raiffeisen alarmon
Raiffeisen Bank

KOSOVË- Një tjetër skemë mashtrimi online po synon klientët e bankave, teksa valë e re e sulmesh kibernetike ka vënë në lëvizje institucionet financiare në vend. Bëhet fjalë për medodën "smishing", e cila përdor SMS të rreme për të bindur njerëzit të japin të dhënat e tyre bankare.

Lidhur me këto sulme, Raiffeisen Bank ka paralajmëruar klientët e saj që të tregojnë kujdes ndaj mesazheve që pretendojnë se vijnë nga banka. Sipas njoftimit të bankës, bëhet fjalë për mesazhe që synojnë vjedhjen e të dhënave personale dhe llogarive bankare.

"I nderuar klient,
Ju informojmë se së fundmi po qarkullojnë mesazhe mashtruese përmes SMS, të cilat synojnë marrjen e të dhënave personale dhe bankare të klientëve.
Këto mesazhe janë tentativa sulmesh smishing.
Përmes tyre synohet të merren të dhënat tuaja bankare me qëllim përdorimin e tyre në mënyrë të padrejtë për kryerjen e veprimeve nga llogaria/llogaritë tuaja në Raiffeisen Bank, në përfitim të dërguesit.
Këto të dhëna mund të përdoren në mënyrë të padrejtë për të kryer veprime në llogarinë/llogaritë tuaja në Raiffeisen Bank, në përfitim të dërguesve.

Nëse keni klikuar në linke të dyshimta ose keni ndarë informacionet tuaja, ju lutemi kontaktoni menjëherë me Qendrën e Kontaktit në numrin 042 381 381.", thuhet në njoftim.

Si ndodh sulmi?

-Sulmuesi ju dërgon një mesazh SMS në emër të një instuticioni financiar dhe ju kërkon me urgjencë të përditësoni të dhënat që të shmangni pezullimin e shërbimeve.

-Linku klikohet nga marrësi dhe jepen të dhënat personale, informacionin e plotë për kartën tuaj bankare dhe kodet njëpërdorimshe.

-Sulmuesi fiton akses të plotë në të dhënat tuaja bankare.

Udhëzimet e sigurisë: Çfarë duhet të bëni nëse merrni komunikime të tilla?

Mos klikoni në asnjë link; vendosni gjithmonë manualisht adresën zyrtare të bankës

Mos ndani informacione mbi të dhënat tuaja personale apo të dhënat e kartës tuaj bankare

Mos ndani kode njëpërdorimshe

Raportoni çdo rast të dyshimtë pranë Raiffeisen Bank, duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit në nr 042 381 381.

Ky nuk është rasti i parë kur klientët e Raiffeisen Bank përballen me tentativa të tilla mashtrimi. Edhe në gusht të këtij viti. Policia e Shtetit njoftoi për raste të mesazheve të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit, përfshirë ëhatsApp-in, nga numra të ndryshëm telefoni, me qëllim vjedhjen e të dhënave bankare të qytetarëve.

Rasti vjen në një kohë kur “Raiffeisen bank" ka qenë në qendër të vëmendjes mes skandaleve e gjyqeve për abuzime me kreditë, hakerimeve dhe zhvatjeve ndaj llogarive bankare të klientëve apo duke rënë pre e vjedhjes nga punonjësit e vetë bankës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB