TIRANË-Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem.
Sipas informacioneve paraprake, një kamion dhe një automjet tip “Golf” janë përfshirë në një përplasje, duke shkaktuar lëndimin e drejtuesit të makinës. I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime spitalore konfirmojnë se gjendja e tij është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja lidhet me një manovër të gabuar gjatë parakalimit.