TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve, në ngarkim të dy të pandehurve, Astrit Vladi dhe Eriona Daupaj, pjesë e dosjes “Toyota Yaris”.
Biznesmeni Astrit Vladi akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim dhe në disa raste, si edhe për “Korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Ndërsa ish-oficerja e BKH-së Eriona Daupaj, akuzohet për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, si dhe për “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Gjykata ka vendosur që çështja të kalojë për gjykim në themel pranë Gjykatës së Posaçme, me trup gjykues prej tre gjyqtarësh, të cilët do të përcaktohen përmes shortit. Vendimi është i formës së prerë dhe nuk lejon ankim.
VENDIMI
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 26, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Astrit Vladi dhe Eriona Daupaj.”.
2. Në seancën e datës 25.06.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Paulin Çera, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 17/89, datë 25.06.2026, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.
2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimeve penale Nr. 26, datë 07.02.2024, në ngarkim të të pandehurve Astrit Vladi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e kryer katër herë, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (1) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43/2021) dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 319 e 25 të Kodit Penal dhe Eriona Daupaj, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer katër herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr. 43/2021); “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a paragrafi (3); “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer dy herë, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal; si dhe të procedimit penal Nr. 26/1/1, datë 18.07.2025, në ngarkim të të pandehurit Astrit Vladi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi (1) të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021). Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short për gjykimin e themelit, e cila do të përbëhet nga tre gjyqtar.
4. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim. Tiranë, më datë 25.06.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Çfarë është dosja “Toyota Yaris”?
Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e 3.4 milionë eurot. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje./ZËRI