Aktualitet

Shembet tavani në minierën e Katjelit, një minator ka humbur jetën! Administratori: Punuam për kushtet, jam i shokuar!

Mësohet se një minator, i identifikuar si Sajmir Bego, 58-vjeç, ka mbetur brenda në galeri.

k.m.
Shembet tavani në minierën e Katjelit, një minator ka humbur
Foto ilustruese

PËRRENJAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në minierën e Katjelit në Përrenjas. Mësohet se një minator, i identifikuar si Sajmir Bego, 58-vjeç, ka mbetur brenda në galeri. Policia e Librazhdit ka dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur në minierën e Katjelit në Prrenjas, ku humbi jetën minatori, i cili ishte dhe kryetar i sindikatës së minatorëve në atë zonë.

Sipas Policisë, vdekja e minatorit ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes së masivit të mineralit.

Librazhd / Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Miniera e Kromit Katjel, ku humbi jetën aksidentalisht 58-vjeçari Sajmir Bego, administrohet nga Gëzim Balla. Ky i fundit, gjatë një komunikimi në telefon për “Balkanëeb”, tha se miniera prej disa ditësh nuk ishte në gjendje pune. Sipas tij, në minerë kishte pasur ndërhyrje dhe vetëm sot punonjësit janë lejuar që të futen sërish brenda. Por tavani i galerisë është shembur duke i marrë jetën Begos

“Gjatë ditëve të fundit në galeri është punuar për të krijuar kushte optimale për punë. Sot rreth mesditës gjithçka ka qenë gati për rifillimin e procesit normal të punës. Drejtuesi teknik i kompanisë, Hysni Kllogjri, ka inspektuar kushtet e sigurisë në galerinë e minierës dhe para fillimit të punës ka trajnuar minatorët si zakonisht për të filluar punën, duke ju kujtuar zbatimin e të gjitha standarteve të sigurisë gjatë punës në galeri.

Siguria e jetës së minatorëve është dhe do të jetë një nga parimet tona më të rëndësishme në këtë sipërmarrje. Përgjegjës turni Gëzim Kllogjri, në mesditë, më ka njoftuar për aksidentin tragjik ku një nga minatorët ka humbur jetën. Kjo ngjarje na ka shokuar dhe ndjehem mjaft i lënduar. Paraprakisht jam informuar se nga tavani i galerisë ka patur shembje dhe minatori 58-vjeçar është aksidentuar me vdekje, pasi është goditur në kokë nga një gur,”-u shpreh Balla./ZËRI

Poll

MOS HUMB