VLORË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor të Pyllit të Sodës, në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident është përfshirë një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i tij ka pësuar dëmtime trupore dhe është marrë nga ambulanca për t’u transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa vijojnë verifikimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit apo mënyrën se si ka ndodhur përplasja./ZËRI