Aktualitet

Aksident tragjik në autostradën Lushnjë-Fier/ Po kalonte rrugën me biçikletë, makina përplas për vdekje 70-vjeçarin (EMRI)

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. 

zh.ll
Aksident tragjik në autostradën Lushnjë-Fier/ Po kalonte
Pamje nga aksidenti në autostradën Lushnjë-Fier

LUSHNJË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnje-Fier. Blutw bwjnw me dije shtetasi G.SH. ka përplasur me automjetin e tij një këmbësor, i cili ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. 

Sipas burimeve, viktima është shtetasi Skënder Maledhi 70-vjeç, po përpiqej të kalonte rrugën me biçikletë, kur ndodhi aksidenti. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Poll

MOS HUMB