Aktualitet

PROFIL/ Motra deputete, i vëllai problematik i Elda Hotit, ngjarjet ku është përfshirë

Markelian Hoti është vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti dhe një emër i njohur për autoritetet shqiptare.

zh.ll
PROFIL/ Motra deputete, i vëllai problematik i Elda Hotit, ngjarjet ku
markelian hoti-elda hoti

TIRANË- Markelian Hoti, vëllai i deputetes së PD-së, Elda Hoti, është arrestuar këtë të mërkurë në Romë. 27-vjeçari u kap në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën. Hoti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës.  

Por, kjo nuk është përballja e parë e vëllait të deputetes me drejtësinë, ai rezulton i përfshirë në disa ngjarje...

Markelian Hoti është vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti dhe një emër i njohur për autoritetet shqiptare.

Në vitin 2021, Markeliani ishte denoncuar nga një qytetar nga Kurbini. Ky i fundit pretendonte se ishte qëlluar me armë në Milot nga Markeliani, por policia dhe prokuroria nuk e kanë hetuar ngjarjen. Sipas tij, autori nuk është kapur në atë kohë dhe se ekspertiza e gjurmëve të barutit në duar i është bërë babait të tij (edhe të deputetes). Më pas, çështja është pushuar.

Markelian Hoti rezulton të jetë arrestuar në Tiranë edhe më 5 prill 2023, për armëmbajtje pa leje, në një operacion të Komisariatit nr. 2, ku iu gjet një pistoletë. Ai u kap duke lëvizur me makinë në zonën e Selitës. Hoti ishte denoncuar për tentativë vrasje, por, pas arrestimit u lirua shumë shpejt.

Në vitin 2025, një tjetër denoncim për vëllain e deputetes. Markelian Hoti ishte denoncuar për kërcënime në vitin 2025, gjatë fushatës zgjedhore të motrës së tij: ai dyshohet se kishte frikësuar një person duke i treguar një pistoletë. Çështja, e raportuar gjerësisht nga mediat shqiptare, ishte mbyllur pa pasoja. Në atë kohë rasti u referua për verifikim nga autoritetet, ndërsa nuk pati zhvillime të mëtejshme publike. 

Në janar 2026, ndaj Hotit u lëshuar urdhër-arrest europian për trafik narkotikësh, vepër që parashikon dënim deri në 15 vjet burg. Rasti u zbardh pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehura në kontejnerë në portin belg të Antwerp, i cili përdoret shpesh nga grupet kriminale, përfshirë edhe ato me shqiptarë, për sjelljen e sasive të mëdha të kokainës, nga vende të Amerikës Latine.

Ndërkohë, këtë të mërkurë, pas hetimeve të koordinuara ndërkombëtare, Interpol dhe policisë italiane, u bë i mundur arrestimi i tij në Romë./ZËRI

Poll

MOS HUMB