Aktualitet

Nuk ka tolerancë! Bizneset në vëzhgim, Drejtoria e Doganave paralajmëron për zbatim rigoroz, ja çfarë duhet ditur

Përmes një njoftimi publik, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka kërkuar nga degët doganore dhe operatorët ekonomikë respektimin e procedurave për hyrjen, mbikëqyrjen dhe daljen e mallrave nga magazinat doganore.

zh.ll
Nuk ka tolerancë! Bizneset në vëzhgim, Drejtoria e Doganave
foto ilustruese

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka dalë më një paralajmërim të drejtpërdrejtë për bizneset për zbatimin rigoroz të rregullave që lidhen me regjimin e Magazinimit Doganor, nisur nga shqetësimet e ngritura nga strukturat e kontrollit dhe mbikëqyrjes. 

Përmes një njoftimi publik, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka kërkuar nga degët doganore dhe operatorët ekonomikë respektimin e procedurave për hyrjen, mbikëqyrjen dhe daljen e mallrave nga magazinat doganore. Qëllimi është të garantohet ligjshmëria, transparenca dhe mbrojtja e interesave ekonomike të vendit.

"Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rikujton operatorët ekonomikë për zbatimin rigoroz të rregullave që lidhen me regjimin e Magazinimit Doganor. Respektimi i procedurave për hyrjen, mbikëqyrjen dhe daljen e mallrave nga magazinat doganore është thelbësor për garantimin e ligjshmërisë, transparencës dhe mbrojtjen e interesave ekonomikë e financiarë të vendit. Bashkëpunimi dhe korrektësia në zbatim mbeten çelësi për një administrim të sigurt dhe efikas", shkruhet në njoftim. 

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me qëllim eliminimin e rasteve të neglizhencës në zbatimin me korrektësi të rregullave që mundësojnë mbikëqyrjen e mallrave nën regjimin e Magazinimit Doganor, sjell në vëmendjen e operatorëve ekonomikë detyrimet e mëposhtme: 

-Dërgimi i mallrave në rrugë të drejtpërdrejtë, menjëherë pas pranimit të deklaratës doganore (IM7) dhe vetëm në ambjentet e miratura për Magazinim Doganor. Depozitimi i deklaratës doganore mund të kryhet vetëm në zyrat doganore të miratuara për vendosjen e mallrave nën regjim;

-Magazinimi i mallrave joshqiptare (kryesisht në Magazinat Doganore Publike) duhet t’i përgjigjet nevojës reale të argumentuar për përdorimin e regjimit dhe në asnjë rast për efekt të shmangies nga rregulli i kompetencës territorial;

-Përshkrimi i saktë dhe klasifikimi tarifor i mallrave të deklaruara për hyrjen nën regjim;

-Sistemimi i mallrave që të mundësojë qartësisht dhe lehtësisht verifikimin e tyre në ambjentet e magazinimit. Në rastet emagazinimit të dy kategorive të përbashkëta (mallra shqiptare dhe joshqiptare) duhet të mundësohet ndarja e tyre dhe evidentimi në regjistra të veçantë për secilën kategori;

-Dorëzimi i listës së mallrave të magazinuara (listës së stoqeve) çdo datë 5 të muajit pasardhës pranë Degës Doganore mbikëqyrëse;

-Për mallrat me afat skadimi (kryesisht ato ushqimore) depozitimi i deklaratës doganore për daljen nga regjimi duhet të kryhet të paktën 3 muaj përpara afatit të skadimit;

-Në asnjë rast, dalja e mallrave nga ambjetet e miratuara të Magazinimit Doganor nuk duhet të kryhet pa u depozituar dhe pranuar, fillimisht, deklarata doganore për vendosjen e tyre në regjimin pasues;

-Zbatimi i standardeve që duhet të plotësojnë ambjentet e magazinimit dhe që mundësojnë ruajtjen dhe sigurinë e mallrave në gjëndje të pandryshuar (si mbrojtja kunër zjarrit, cilësia e ndërtimit, lagështia, funksionimi i kamerave, mbyllja dhe ruajtja e ambjenteve, etj).

Poll

MOS HUMB