Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zall-Bastër, në përiferi të Tirnaës. Nga informacionet paraprake dyshohet se dy persona Mehdi Daci 45-vjeç dhe Beqar Huta 50-vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e rënies së automjetit në humnerë. Burime bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Detaje e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit./ZËRI
Poll