Aktualitet

Urbani "mori përpara" 18-vjeçaren me biçikletë, plagosen dhe 3 pasagjerë, arrestohet shoferi i urbanit (VIDEO)

Autobusi “Green Line” i linjës Astir-Qendër u përplas me automjetet e parkuara, pasi ka tentuar të shmangë një vajzë që po kalonte me biçikletë në kryqëzim, megjithëse semafori ishte i kuq për të.

zh.ll
Urbani "mori përpara" 18-vjeçaren me
pamje nga aksidenti

TIRANË- Një aksident në zonën e "Pallatit me Shigjeta" tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën, ku u përfshi një urban i "Green Line", duke përplasur një kalimtare me biçikletë dhe disa automjete të parkuara. Policia bën me dije se shoferi i urbanit 56-vjeç është arrrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërkohë, 18-vjeçarja G.K., ka pësuar dëmtime serioze dhe aktualisht ndodhet në spital. Gjithashtu, të plagosur kanë mbetur edhe 3 pasgjerë të autobusit, të cilët po ashtu ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Njoftimi: 

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Autobusi “Green Line” i linjës Astir-Qendër u përplas me automjetet e parkuara, pasi ka tentuar të shmangë një vajzë që po kalonte me biçikletë në kryqëzim, megjithëse semafori ishte i kuq për të. Mirëpo, devijimi i autobusit ka bërë që të kalojë në korsinë tjetër të rrugës, duke goditur disa automjete dhe pavarësisht manovrës ka goditur edhe vajzën./ZËRI

Poll

MOS HUMB