Aktualitet

Aksidentoi për vdekje një të moshuar, arrestohet 63-vjeçari në Sarandë

Për shkak të plagëve të marra Xhuvani ndërroi jetë rrugës për në spital.

I.F
Aksidentoi për vdekje një të moshuar, arrestohet
Foto ilustruese

SARANDË- 63-vjeçari Ëngjëll Ogici është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi përplasi për vdekje me makinë një 72-vjeçar. Viktima është identifikuar si Luan Xhuvani, i cili po kalonte rrugën me kafshët e tij, kur 63-vjeçari humbi kontrollin e automjetit të tij dhe e aksidentoi atë. Por për shkak të aksidentit, 73-vjeçari doli në anën tjetër të rrugës dhe u përplas për vdekje nga një makinë tjetër.

Për shkak të plagëve të marra Xhuvani ndërroi jetë rrugës për në spital. Ndërsa prej aksidentit kanë ngordhur edhe dy kafshët e tij.

"Sot, rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj, shtetasi E. O., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin L. Xh., 72 vjeç, e më pas, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. G.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. Xh. ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. O., u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB