Aktualitet

Kthyen magazinën në 'shtëpi bari', Gjykata e Korçës lë në burg 4 persona (EMRAT)

Ndërkohë në kërkim vijon të jetë Sadriano Duçi që sipas policisë dyshohet të jetë “koka” e grupit.

M.M
Kthyen magazinën në 'shtëpi bari', Gjykata e
Magazina

KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në burg 4 personat që u arrestuan në një magazinë droge në fshatin Voskop të Korçës. Masa arrest me burg u vendos për, Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.

Këta persona kishin kthyer një magazinë në ambiente për përpunimin e lëndëve narkotike. Mbi ta rëndojnë akuzat  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”,” Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,“Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Moskallëzim Krimi”.

Ndërkohë në kërkim vijon të jetë Sadriano Duçi që sipas policisë dyshohet të jetë “koka” e grupit.

Njoftimi:

Lihen në burg 4 të arrestuarit nga operacioni “Voskopi”, ku u zbulua magazina me 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për të arrestuarit, Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj, kërkesë e cila u pranua nga gjykata në seancën e zhvilluar këtë të diel.

Magazina me drogë në fshatin Voskop ishte marrë me qira nga shtetasi Sadriano Duçi i shpallur në kërkim, i cili kishte futur sasinë e drogës që përpunohej nga tre gra të cilat po proçedohen në gjendje të lirë.

Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen pasi dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë.

Magazina ishte marrë me qira nga Duçi prej Demir Shahut, për një periudhë të caktuar kohe, dhe më pas ishte shfrytëzuar për përpunimin e lëndës narkotike.Ky operacion policor ka qenë rezultat i disa javë hetimesh të cilat kanë çuar në arrestimin e 6 personave, të cilët dyshohet se ndodheshin brenda magazinës në momentin e ndërhyrjes dhe kishin si detyrë përpunimin e lëndëve narkotike./ ZËRI

Poll

MOS HUMB