Aktualitet

Aksion antidrogë në Shkodër, sekuestrohen mijëra rrënjë kanabis! Arrestohen 14 persona, 10 të tjerë në kërkim (EMRAT)

Gjatë kontrolleve intensive në njësinë administrative Kastrat, konkretisht në fshatrat Alijaj dhe Jeran, shërbimet e Policisë zbuluan dhe asgjësuan 12 957 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa, të mbjella në afërsi të banesave.

zh.ll
Aksion antidrogë në Shkodër, sekuestrohen mijëra
Pamje nga aksioni policor

MALËSI E MADHE- 14 persona janë arrestuar ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni antikanabis në Malësi të Madhe. Gjatë kontrolleve intensive në njësinë administrative Kastrat, konkretisht në fshatrat Alijaj dhe Jeran, shërbimet e Policisë zbuluan dhe asgjësuan 12 957 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa, të mbjella në afërsi të banesave.

Në pranga kanë rënë: Elez Çulaj, Muho Culaj, Fatmir Senaj, Drita Senaj, Rezarta Jacaj, Kujtim Laçaj, Elfajed Halaj, Agron Laçaj, Adrian Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda Çekaj, Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17-vjeçar. 

Blutë bëjnë me dije se vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim, konkretisht: A. Ç., 54-vjeç; G. U(C)., 38-vjeç; D. Ç., 33-vjeç; Sh. Ç., 49-vjeç; Gj. Ç., 50-vjeç; E. H., 33-vjeç; M. H., 37-vjeç; E. H., 40-vjeç; M. H., 46-vjeç; A. H., 35-vjeç. 

Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe 4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje dhe një sasi në proces tharjeje.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe / Vijojnë kontrollet intensive dhe veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.

Si rezultat i kontrolleve intensive gjenden të kultivuara 12 957 bimë narkotike, në njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran.

Sekuestrohen 1000 fara kanabis dhe 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.

Vihen në pranga 14 shtetas, shpallen në kërkim 10 të tjerë dhe dy procedohen penalisht.

Në vijim të kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 77 vjeç; M. Ç., 72 vjeç; F. S., 57 vjeç; D. S., 53 vjeçe; R. J., 36 vjeçe; K. L., 60 vjeç; E. H., 26 vjeç; A. L., 50 vjeç ., A.Ç., 22 vjeç; Gj. Ç., 48 vjeç; M. Ç., 25 vjeçe, P. Ç., 66 vjeç; Ç. H., 70 vjeç dhe një 17-vjeçar.

U shpallën në kërkim shtetasit A. Ç., 54 vjeç; G. U(C)., 38 vjeç; D. Ç., 33 vjeç; Sh. Ç., 49 vjeç; Gj. Ç., 50 vjeç; E. H., 33 vjeç; M. H., 37 vjeç; E. H., 40 vjeç; M. H., 46 vjeç; A. H., 35 vjeç.

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.

Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe 4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje dhe një sasi në proces tharjeje.

Vijon puna intensive përkapjen e shtetasve të shpallur në këkrim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB