Aktualitet

Shqiptarët, të fiksuar pas duhanit! Renditen të dytët për prevalencë të lartë, ja cili është i vetmi vend që ia 'kalon' Shqipërisë

Duhanpirja në Shqipëri po shihet si faktor kryesor rreziku për tumorin e mushkërive, teksa numri i personave që humbin jetën për shkak të konsumit të duhanit është rritur.

zh.ll
Shqiptarët, të fiksuar pas duhanit! Renditen të dytët
Foto ilustruese

TIRANË- Shqiptarët renditen të dytët pas maqedonasve për prevalencën më të lartë të duhanpirjes në popullatë. Sipas të dhënave të Eurostat dhe OBSH, 40% e popullatës shqiptare është duhanpirëse, një shifër që është mbi mesataren e europiane. 

Duhanpirja në Shqipëri po shihet si faktor kryesor rreziku për tumorin e mushkërive, teksa numri i personave që humbin jetën për shkak të konsumit të duhanit është rritur. Sipas mjekëve, në 85% të rasteve duhanpirja është shkaku kryesor i sëmundjeve të mushkërive. Ndërsa OBSh thotë se nga viti 2020 deri në vitin 2030 tumoret, si me shkak kryesor duhanin, në Shqipëri priten të rriten me 60%.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut renditet e para me një prevalencë të duhanpirjes prej 41.1%. Mes vendeve të rajonit të Mesdheut, Italia ka prevalencën më të ulët me 24% të popullatës. Një shifër kjo e mbajtur konstante pothuajse gjatë gjithë viteve të fundit.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se 24% e popullsisë së BE-së të moshës 15 vjeç e lart pinte duhan. Ndër burrat, përqindja ishte 28%, ndërsa 21% e grave pinin duhan. Suedia raportoi përqindjen më të ulët të duhanpirësve (8%) midis popullsisë së moshës 15 vjeç e lart, e ndjekur nga Holanda (11%) dhe Danimarka (14%).

Poll

MOS HUMB