Aktualitet

EMRI/ Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet 33-vjeçari në Durrës! Dyshohet se...

Sipas bluve, dyshohet se i arrestuari, Enea Zeqiri, kishte një marrëdhënie me të miturën nuk e lejonte të largohej nga banesa. 

zh.ll
EMRI/ Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet
Pamje nga arrestimit

DURRËS- Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se mbante me forcë në banesën e tij një 15-vjeçare dhe ushtroi dhunë psikologjike ndaj saj. Sipas bluve, dyshohet se i arrestuari, Enea Zeqiri, kishte një marrëdhënie me të miturën nuk e lejonte të largohej nga banesa. Gjatë kontrollit në banesë, policia i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak.

Njoftimi:

Durrës/ Mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej dhe duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Gjatë ndërhyrjes, Policia i gjeti 33-vjeçarit një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë dhe vënë në pranga shtetasin:

E. Z., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Poll

MOS HUMB