TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka pezulluar nga detyra numrin 2 tqë policisë së Tiranës, Erion Ismaili. Masa për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës është dhënë në kuadër të aksionit të SPAK pas hetimeve për tenderat në AKSHI. Për të njëjtën dosje, SPAK ka lëshuar urdhërarrest për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri, ndërsa për drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie. SPAK prej një viti po heton procedurën e 12 tenderave në Agjencinë Kombëtare e Shërbimit të Informacionit, ku dyshohet se janë kryer shkelje gjatë tenderimit.
/ZËRI