Aktualitet

Akuza për shpërdorim detyre kur ishte ministër në Kosovë, Drejtori i Portit të Durrësit: Sqarova çdo gjë, jam i lehtësuar!

Aliu u mor në pyetje rreth pesë orë në cilësinë e personit të dyshuar lidhur me rastin e njohur të ambalazhuesve të ujit, proces ky, ku dyshohet për dëm miliona eurosh ndaj shtetit.

F.I
Akuza për shpërdorim detyre kur ishte ministër në
Liburn Aliu

KOSOVË-Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku ndodhej që prej orës 10:00 të mëngjesit. Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu u mor në pyetje rreth pesë orë në cilësinë e personit të dyshuar lidhur me rastin e njohur të ambalazhuesve të ujit, proces ky, ku dyshohet për dëm miliona eurosh ndaj shtetit.

Konkretisht Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore të vitit 2021-2024 në cilësinë e ministrit të Mjedisit, ka shpërdoruar detyrën me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës. 

“Është një lehtësim që pas 2 vitesh heshtje pata mundësinë të sqaroja situatën para prokurorisë, për gjithë atë sulm ndaj meje që ka degraduar aq shumë, por që unë i jam përgjigjur me heshtje deri tani. Pata mundësinë që të sqaroj që gjatë gjithë periudhës që isha ministër, unë kam vepruar në përputhje me ligjin. Kam vepruar sipas rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Nuk ka asnjë vendim, i cili mund të më ndërlidhë mua me këtë proces. Ka pasur edhe hetim që e qartëson pozitën e ministrit. Ishte rast i mirë që e sqarova këtë, tani jam i lehtësuar”, u shpreh Aliu.

Liburn Aliu ka qenë Ministër deri më 27 gusht të vitit 2025, kur edhe kishte dhënë dorëheqje pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës. Në tetor të po të njëjtit vit, Aliu u zgjodh drejtor i ri në Portin e Durrësit.

Poll

MOS HUMB