Aktualitet

Moszbatimi i vendimit të gjykatës, SPAK kërkon 700 mijë lekë gjobë për Bardh Spahinë

Gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e tij me gjobë prej 700 mijë lekësh. 

zh.ll
Moszbatimi i vendimit të gjykatës, SPAK kërkon 700 mijë
bardh spahia

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia, i cili aktualisht është deputet i PD-së në Parlament. Gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e tij me gjobë prej 700 mijë lekësh. 

Spahia akuzohet se, në kohën kur drejtonte Bashkinë e Shkodrës, nuk ka zbatuar një vendim të gjykatës. SPAK la dhënë konkluzionet përfundimtare se, pavarësisht faktit se ka pasur vendim për pezullimin e vendimit që shkarkonte nga detyra Mark Mollën, Bardh Spahia ka anashkaluar këtë vendim dhe ka riemeruar një tjetër. SPAK ka sekuestuar aktet ligjore dhe vendimarrjet nga Bashkia Shkodër, dhe nga dëshmitë ka rezultuar se janë kryer shkelje.

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës". SPAK njofton se Spahia ka pushuar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Mollën dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi./ZËRI

Poll

MOS HUMB