Aktualitet

Aldo Bare kërkon lirinë me çdo kusht, kërkon ulje të dënimit në Gjykatën e Lartë!

Aktualisht, ai është i dënuar me burg përjetëe dhe po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. 

k.m.
Aldo Bare kërkon lirinë me çdo kusht, kërkon ulje të
Aldo Bare

TIRANË- Alfred Shkurti, i njohur ndryshme me emrin Aldo Bare kërkon me çdo kusht lirinë! Aldo Bare ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë një rekurs, ku edhe njëherë kërkon uljen e dënimit. Aktualisht, ai është i dënuar me burg përjetëe dhe po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. 

Por sipas gazetarit të "Ora Neës", Edison Vatnikaj, Bare kërkon uljen e dënimit duke patur parasysh amnistinë e vitit 2014, e cila parashikon  uljen e dënimit me 45 ditë kalendarike për të burgosurit. Sipas ligjit ulja me 45 ditë e çdo të burgosuri të sigurisë së lartë jepet nëse konstatohet që të ketë pasur sjellje korrekte dhe nuk ka shkelur rregulloren. Këto kushte, Bare pretendon se i ka plotësuar. Por edhe pse e ka kërkuar disa herë lirinë, Gjykata e Lartë ia ka rrëzuar gjithmonë kërkesat. Herën e fundit, avokati Oligert Kumetha se nëse Gjykata nuk e pranon kërkesën dhe nuk zbaton vendimin, do t’i drejtohet Strasburgut.

Aldo Bare është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjen. Ish-oficeri i forcave speciale krijoi bandën kriminale për të ekzekutuar personat që i vranë të vëllanë, Ramadan Shkurti. Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006. Në vitin 2009, ai u ekstradua në Tiranë ku dhe u dënua./ZËRI

Poll

MOS HUMB