Aktualitet

Punëtori indian ndërroi jetë në gurore, arrestohet drejtuesi teknik dhe përgjegjësi

47-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje pasi një pjesë mermeri e zuri poshtë.

F.I
Punëtori indian ndërroi jetë në gurore, arrestohet drejtuesi
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË-Drejtuesi teknik edhe përgjegjësi i një kantieri, janë arrestuar nga policia e Korçës pasi një ditë më parë ndërroi jetë një indian teksa ishte duke punuar në guroren e fshatit Floq. Në pranga janë vendosur Maksim Zisi dhe Spartak Halili. Ngjarja ndodhi një ditë më parë (8 shkurt), ku 47-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje pasi një pjesë mermeri e zuri poshtë.

Njoftimi i policisë:

M. Z. 70 vjeç, dhe S. H., 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë drejtues teknik dhe përgjegjës kantieri të një subjekti, pasi më datën 08.02.2025, duke kryer punime mermeri, është copëzuar një pjesë mermeri dhe ka zënë poshtë një shtetas indian 47-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB