Aktualitet

Alibej 'zbërthehet' në GJKKO: Më vranë familjen dhe u ktheva në hetues! Talo Çela ishte objektivi im kryesor, Suel Çelën 'e vura në gjumë'

Në dëshminë e dhënë në gjykatë në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Erjon Alibej ka treguar se kishte akses në sistemin TIMS. Alibej tha se kontrollonte të gjitha hyrje-daljet të personave që dyshonte se ishin të përfshirë në masakrën e Bradasheshit, ku iu vra i vëllai. Alibej thotë se i kishte me foto të gjitha hyrje-daljet për të gjithë, nga Çopjat e Qosja.

F.m
Alibej 'zbërthehet' në GJKKO: Më vranë familjen
Erion Alibej

TIRANË- Erion Alibej vijon të japë dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në seancën e sotme ai ka folur për vrasjen e vëllait dhe xhaxhait të tij, ngjarje e ndodhur në prag të ndërrimit të viteve në dhjetor të vitit 2018. Alibej thotë se pas atentatit që i mori dy familjarët e tij, u detyrau të kthehej në një ‘hetues privat’, në mënyrë që të zbulonte autorët dhe kjo gjë e bëri që të lidhej me anëtarë të krimit të organizuar.

Alibej tha gjithashtu se kishte grumbulluar të gjitha informacionet dhe ia kishte dorëzuar drejtësisë pas vetëdorëzimit.

“Për vrasjen e Endritit shkova, qëndrova disa ditë në Roterdam dhe më pas u ktheva në Shqipëri. I shkruaj Genc Tafilit se kishte diçka për të më treguar. Pas disa ditësh vjen në shtëpinë time bashkë me Dorian Dulin. Takohemi dhe diskutojmë. I them: “Çfarë kishe, se më kërkove?” Më thotë që Dorian Dulit i kanë ardhur në takim në Shkodër Talo Çela dhe ia ka sjellë me urdhër të Kamer Mehjes. Endriti dikur ka qenë me Kamer Mehjen dhe e ka qëlluar me shpullë Endritin. Ikin nga shtëpia. Në atë moment i shkruaj Suel Çelës dhe i kërkoj takim ta bëj me Kamer Mehjen. Kameri më thotë: “Nuk vij dot, se janë katunarët aty”, duke iu referuar Çapjave. Më thotë: “Hajde, takohemi te tregu.” Unë doja arsyen se kush ma ka vrarë familjen. Shkoj te tregu bashkë me Andi Zylyfin dhe më pret, dhe gjej Kamer Mehjen, Mario Çelën dhe djalin e Kamerit dhe diskutojmë. I shpjegoj dhe i them: “Kam marrë vesh kështu gjëra,” dhe më thatë: “Nuk jam takuar kurrë me Endritin.” Mbaroj takimin me Kamerin. Më vjen një informacion për vrasjen e Endritit. Një mik imi që rri në burgun e Peqinit shkon në burgun e Fushë-Krujës. Quhet Ervis dhe i thërrasin Ermal. Atje takon Flobens Mecen – i thërrisnin Çoli. Kam qenë me Altin Ndocin në burg – thotë Çoli – dhe shpjegon se kërkoi takim me Dorian Dulin. Po pasi janë ngritur nga tavolina, kanë qenë shumë të gëzuar. Takim ka qenë: Talo Çela, Mikel Kanani dhe Altin Ndoci. Biseda që është bërë ka qenë: “Sa lekë do, vetëm na vrit Erjonin.” Sipas Çolit, Dorian Duli thotë: “Nuk më intereson.” Unë takohem me Ardian Collakun, e kam pasur informator shumë të brendshëm. Në një bisedë, kur Collaku ka pyetur Mikelin pse nisi kjo punë, i thotë: “Ka qenë shumë i paparë Endriti.” Ardian Collakut nuk i ka munguar asgjë nga unë – me lekë, me telefon. Ardian Çollaku doshte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë rë parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala. Unë kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithë çka doja. Të gjithë këta emrat nisa ti identifiko. I kisha më foto dhe gjithe hyrje daljet e tyre. Të gjithë, nga Copjat, Qosja, Dumanin. Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Celën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Celën në gjumë. Unë po humbja besimin tek institucionet e drejtesisë në Elbasan. Mësoj se Abedin Mama ka bërë një takim në Elbasan me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo mu përputh edhe me ndërrimin e drejtorëve. E mora si informacion. Ndërkohë kërkoja për ekzekutorët e familjarëve të mi. E kam bërë vetë hetuesin, prokurorin, gjyqtarin. I kam vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha informacionet e mia. Pasi jam vetëdorëzuar, i pari që kam informuat ka qenë Leonard Palushi. Në paraburgim me vjen prokurori, që më akuzonte për Xhoni Rustën, Ridvan Suka. I tregova gjithë ca dija, pasi ai kishte edhe hetimin e vrasjes së familjarëve të mi. Unë nuk doja ti hyja luftës, pasi kisha shumë familje që i kishin të gjithë sytë tek unë,”- thotë ai.

Alibej ka prekur edhe takimet me Nuredin Dumanin. Ai thotë se pas takimit me Nuredin Dumanin, i kishte dhënë atij 50 mijë euro dhe një telefon të koduar me aplikacionin SKY EÇ. Më tej, Alibej rrëfen bisedën me Dumanin për dy vrasjet e bujshme në Durrës, të dy të rinjve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia. Armët ai thote se i merrnin nga një hoxhë në Tiranë.

Pjesë nga dëshmia

Erion Alibej: I dhashë 50 mijë euro Nuredinit dhe një celular me SKY EÇ. Lekët ishin nga trafiku i drogës. Me kamion, për transport, punoja me aq pak miq sa më kishin mbetur. Drogën e çonin shoferë rumunë.

Avokati Sokol Hazizaj: Ore, akuzohet ky për trafik droge? Se mesa di unë, jo!

Erion Alibej: Unë kisha rreth 200 mijë euro gjithsej. I thashë Dumanit që do betohem në Kuran dhe do të fal gjakun e vëllait, për shkak se Dashnor Dumani është personi që ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim, Endrit Alibej. Regjistrimin 2 orë e 48 minuta me bisedën që kam bërë me Nuredinin nuk e kam, e kam fshirë. Pas bisedës me Dumanin, fola me Arjan Spahiun për paktin që bëmë. Mora 50 mijë euro dhe një telefon IPhone 6 të enkriptuar dhe kodin ia vura vetë. Një natë më shkruajti Nuredini: “Vëlla, mbaroi i pari. Shiko TV.” Pashë lajmet, ishte vrarë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Këtë të dytin nuk e kisha dëgjuar më parë. I thashë Nuredinit: “Po ky pse?” Më tha: “Hajde, se dhe ky i atyre është.” Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, unë kisha lidhur kontakte me një hoxhë në Tiranë. Ai shiste armë. Blinim armë tek ky hoxha, rrinte te Fresku.

Erjon Alibej ka treguar se emrat e atentatorëve të familjes së tij ia ka rrëfyer Nuredin Dumani. Ai thotë se në takimin e tij me Nuredin Dumanin, ai i ka zbuluar emrat e ekzkeutorëve të familjarëve të tij. Ai tregon se takimi u organizua nga Arjan Spahiu, në një shtëpi të marrë me qira nga Alibej.

“Arjan Spahiu më tha se: “Kam informacion, i kam marrë vesh të gjitha dhe duhet të bëjmë një takim me Nuredin Dumanin.” Pranova. Diku në fund të shkurtit 2020, Nuredinin e mori Arjani dhe e solli në pallatin ku unë jetoja, në një shtëpi të marrë me qira. Nuredini kishte dëgjuar që unë hidhja lekë për Talo Çelën, dhe më tha se Talo është bërë i vështirë për t’u kapur, por unë e di kush janë ekzekutorët e familjes tënde. Filloi të më tregonte emrat: Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci. Edhe tek vëllezërit Baho dhe djali i dajës kanë qenë po këta – më tha. Unë e dija që kishte qenë edhe Dashnor Dumani, e kisha si informacion,”- tregon Alibej.

Në fund, Alibej thotë se Talo Çela ishte objektivi i tij kryesor.

“Unë kërkoja vetëm Talo Çelën me çdo kusht, të gjallë, të vdekur. Doja çdo informacion për të. Djali i dajës më tha: “Pashë Fatos Gosen pas meje me një BMW, rrugës për në Peqin.” Talo ishte kryesori për mua, sepse ai dinte çdo gjë për mua, rrugët i njihte mirë, etj. Unë doja që ai të kapej nga policia, sepse e di që do fliste. Për të identifikuar autorët e masakrës së Bradasheshit, kam përdorur sistemin TIMS për të ndjekur lëvizjet e të dyshuarve. Kisha akses në TIMS përmes policit Leonard Allkja. Të gjithë këta emrat nisa ti identifikoj. I kisha më foto dhe gjithë hyrje daljet e tyre. Të gjithë, nga Çopjat, Qosja, Dumanin. Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë. Më 5 janar 2019 ishte larguar nga Shqipëria dhe këta të tjerët ishin në një ishull grek. Unë po humbja dhe besimin te institucionet. Dhe më thonë që Abedin Mana ka bërë takim me Tonin Vocaj te stadiumi "Qemal Stafa". Kur jam vetëdorëzuar, i pari që kam takuar ka qenë Leonard Palushi. I kam treguar për autorët e vrasjes së vëllait. Më vjen prokurori në ambientet e paraburgimit, Ritvan Suka, dhe i them çdo gjë që i kam thënë Leonard Palushit. I thashë: “Pse nuk e bashkon çështjen?” Para se të dorëzohesha, i kam dhënë informacion tre punonjësve të policisë: Krenarit, Leonardit, Avniut. Pasi kam folur para policisë, grupi ekzekutor ka shkuar deri te fëmijët në shkolla. U kemi vënë në dispozicion edhe makinat dhe asnjë veprim nga policia”, tha Alibej.

Në dëshminë e dhënë në gjykatë në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Erjon Alibej ka treguar se kishte akses në sistemin TIMS. Alibej tha se kontrollonte të gjitha hyrje-daljet të personave që dyshonte se ishin të përfshirë në masakrën e Bradasheshit, ku iu vra i vëllai. Alibej thotë se i kishte me foto të gjitha hyrje-daljet për të gjithë, nga Çopjat e Qosja.

"Ardian Çollaku doshte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala,"- tha Alibej.

Poll

MOS HUMB