Aktualitet

Përgjimet/ Dritan Gjika pastronte paratë e kokainës përmes kompanive në Dubai: Mos bëj transferta mbi 50 mijë…

Për të pastruar fitimet e paligjshme, ata dyshohet se janë mbështetur në kompani në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe në Spanjë

F.I
Përgjimet/ Dritan Gjika pastronte paratë e kokainës përmes
Dritan Gjika

DUBAI-Dritan Gjika, kreu i një prej organizatave më të fuqishme kriminale shqiptare në Amerikën Latine, i arrestuar në Dubai akuzohet se ka përdorur Emiratet e Bashkuara Arabe si qendër për pastrimin e parave të ardhura nga droga, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga OCCRP.

Dokumentet vijnë nga një çështje në Ekuador, ku Dritan Gjika akuzohet për drejtimin e një organizate të fuqishme të trafikimit të drogës. Dosja gjyqësore zbulon detaje të operacioneve të grupit, si në Ekuador ashtu edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Prokurorët ekuadorianë akuzojnë Gjikën dhe bashkëpunëtorët e tij se kanë përdorur disa kompani për të transportuar drogë nga vendi i Amerikës së Jugut në Evropë, të fshehur në ngarkesa me banane. Për të pastruar fitimet e paligjshme, ata dyshohet se janë mbështetur në kompani në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe në Spanjë.

Një dokument, i njohur në Ekuador si “audiencia de vinculación a la instrucción fiscal” në të cilin prokurorët paraqesin çështjen e tyre, regjistron Gjikën dhe një “partner financiar të paidentifikuar” duke diskutuar “nevojën për të lëvizur shuma të mëdha parash duke përdorur ndërmjetës”.

«Mbajini transfertat nën 50.000, në mënyrë që të mos i njoftojmë autoritetet», citohet të ketë thënë Gjika.

“Transaksionet në këto llogari përfshijnë depozita të parregullta, shumica e tyre në para të gatshme, të cilat kanë ngritur alarm tek autoritetet financiare. Përveç kësaj, u zbuluan transferta të shumta në llogari ndërkombëtare, duke nxitur një kontroll më të madh,"-thuhet në dokument.

Bosi shqiptar i kokainës, Dritan Gjika, 48 vjeç, është arrestuar në Dubai për rolin e tij në drejtimin e operacionit të kartelit për të importuar male me kokainë përmes Costa del Sol. Organizata kriminale dyshohet se përdorte biznese të ligjshme, duke përfshirë eksportuesit e bananeve, për të fshehur ngarkesat e kokainës në kontejnerë frutash të destinuar për në portet evropiane.

Arrestimi, i konfirmuar nga autoritetet ekuadoriane më 26 maj 2025, erdhi në kuadër të çështjes 'Pampa', një hetim i përbashkët nga Ekuadori dhe Spanja, ku u zbulua një rrjet përgjegjës për pastrimin e mbi 30 milionë dollarëve përmes kompanive ekuadoriane./ZËRI

Poll

MOS HUMB