Aktualitet

Allajbeu në 'sitën' e SPAK/ BKH kontrolle te 'Evita shpk', hetimi për koncesionet në shëndetësi

Burime për ZËRI bëjnë me dije se kontrollet janë shtrirë edhe në një subjekt tjetër tregtar, si dhe në një banesë private në zonën e Selitës, në kryeqytet.

f.g
Allajbeu në 'sitën' e SPAK/ BKH kontrolle te 'Evita
Klodjan Allajbeu, pronari i Spitalit Amerikan

TIRANE- Prej disa orësh, struktura të Policisë së Shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit po zhvillojnë veprime kontrolli në ambientet e shoqërisë “Evita” sh.p.k., kompani në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, i lidhur me Spitalin Amerikan.

Burime për ZËRI bëjnë me dije se kontrollet janë shtrirë edhe në një subjekt tjetër tregtar, si dhe në një banesë private në zonën e Selitës, në kryeqytet. 

Sipas informacioneve, operacioni po kryhet me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën drejtimin e prokurores Dorina Bejko në lidhje me koncesionet në fushën e shëndetësisë. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi natyrën e hetimit.

Shoqëria “Evita” sh.p.k. ushtron aktivitet në sektorin e farmaceutikës dhe furnizimit me pajisje mjekësore. 

Por përse lakohet kaq shumë kompania e Allajbeut? Evita SHPK është fituese e vetme e tenderit të shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara me vlerë 1.6 miliardë lekë. Edhe pse një kompani tjetër ofroi 51 milionë lekë më pak, sërish fitues u shpall "Pegasus" e Janis Karathano dhe “Evita” e Klodian Allajbeut. Dyshimet janë se koncesione shumë të rëndësishme publike në fushën e shëndetësisë janë kthyer në monopolin e dyshes "Karathanos-Allajbeu" përfshirë projektin e Laboratorëve, i cili kap vlerën totale prej 214 milionë eurosh./ZËRI

Poll

MOS HUMB