Aktualitet

E rëndë në Bulqizë/ U konfliktua me djalin e tij, nxorri thikën dhe e goditi, arrestohet 58-vjeçari (VIDEO)

Blutë e Bulqizës bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme një 58-vjeçar ka plagosur me thikë djalin e tij 29-vjeç, pas një konflikti të çastit.

zh.ll
E rëndë në Bulqizë/ U konfliktua me djalin e tij, nxorri
momenti i arrestimit

BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Bulqizë, falë ndërhyjes së shpejtë të shërbimeve të policisë. Blutë e Bulqizës bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme një 58-vjeçar ka plagosur me thikë djalin e tij 29-vjeç, pas një konflikti të çastit. Autori është arrestuar menjëherë nga policia që ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar përshkallëzimin e situatë, ndërsa 29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi: 

Plagosi me mjet prerës (thikë) djalin e tij, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes.

Arrestohet autori dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Rreth orës 23:00, të datës 29 janar 2026, në fshatin Ostren, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës, ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë shkuar në vendngjarje, ku falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, si dhe kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin B.N., 58 vjeç. Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori.

29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB