Aktualitet

Altin Dumani apo Arben Kraja, Musabelliu: Unë krahasime nuk bëj, kafe në zyrë nuk ofroj…

Doloreza Musabelliu u shpreh se kafe në zyrë nuk i ofron askujt, qoftë kjo dhe një ish-pedagoge e saj

E.K
Altin Dumani apo Arben Kraja, Musabelliu: Unë krahasime nuk bëj, kafe
dumani, musabelliu dhe kraja

TIRANË- Kandidatja për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Doloreza Musabelliu, është duke vazhduar paraqitjen e platformës së saj në KLP, ku nuk kanë munguar as pyetjet e anëtarëve të Këshillit. Ajo y pyet në lidhje me një krahasim mbi punën e drejtuesve të mëparshëm, Altin Dumanit dhe Arben Krajës. Ajo tha se një krahasim i tillë është i vështirë dhe mund të jetë i padrejtë, pasi të dy kanë punuar në kushte të ndryshme.

“Në këndvështrimin tim, të bësh një krahasim mes dy drejtuesve që kanë qenë në periudha të ndryshme është e vështirë ta bësh, sepse iu heq ose shton merita kot. Kur u zgjodh zoti Kraja ishim në fillim, ndryshuam godinën, nuk kishim hetuesit, pastaj ishte periudha e Covidit. Të bësh krahasime duhet të jenë kushtet e njëjta. Unë e vlerësoj edhe z. Kraja dhe Dumanin, por nuk kanë punuar në kushte të njëjta dhe nuk bëj dot krahasime sepse do të ishte padrejtësi, dhe unë padrejtësitë nuk i toleroj në veprimtarinë time,” u shpreh Musabelliu.

Ajo shtoi se nuk e krahason veten me të tjerët dhe fokusohet te puna dhe integriteti: “Për të dalë te vetja ime, asnjëherë nuk e krahasoj veten time me një person tjetër. Unë bëj atë që mundem të bëj, bëj të mirën time, maksimumin tim, por nuk krahasoj se e kam bërë si ky, apo do e bëj si ai. Unë respektoj Kushtetutën me paanshmëri, por krahasime nuk bëj.”

Ndërkohë, sa i përket moscënimit të pavarësisë nëse do të kishte në dorë një çështje personale të një anëtari të KLP, prokurorja kandidate u përgjigj se do ta priste në zyrë për t’u njohur me çështjen, por shtoi me humor: Kafe… jo nuk ofroj.

BISEDA

Arta Mandro: Nëse unë do të vija tek ju dhe do kërkoja favore që lidhen me mua, për çështje që unë jam e implikuar dhe kam status të veçantë si do më trajtonit mua?

Doloreza Musabelliu: Favorin do te kërkonit kundrejt shpërblimit apo jo? Sepse ka rëndësi për kualifikimin, ka vepër apo jo?

Arta Mandro: Vlerësojeni vet...

Doloreza Musabelliu: Unë do ta pres një person që e njoh, por kur kërkon një favor të caktuar, këtu kërkohet një ndarje, që nga sot e tutje ne nuk do jemi më kolegë. Nëse ka edhe elementë të tjerë, do të ndjek edhe rregullat ligjore për ta ndjekur më tej.

Arta Mandro: Kafe nuk do më ofronit besoj, apo kakao?

Doloreza Musabelliu: Kafe jo nuk të ofroj.

Batuta e saj lidhet me deklaratën e kandidatit tjetër, Adnan Xholi, i cili i tha se anëtares së KLP Arta Mandro, se do ti ofronte një kafe në zyrë, por vendimin do e merrte në bazë të ligjit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB