Aktualitet

Adnan Xholi batuta me anëtaren e KLP: Nëse do më vijë në zyrë do të sajdisja me një kafe, në SPAK e bëjnë të mirë

Anëtarja e KLP, Arta Mandro, e ‘provokoi’ Xholin për mënyrën se si do sillej ai nëse në zyrë do i shkonte dikush me një pozitë të lartë që do i kërkonte zgjidhje për çështjen e tij

E.K
Adnan Xholi batuta me anëtaren e KLP: Nëse do më vijë
ADNAN XHOLI DHE ANETARJA E KLP

TIRANË- Është duke vazhduar në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, intervistimi i kandidatit të parë për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Adnan Xholi, ku nuk kanë munguar as batutat. Xholi u pyet nga anëtarja e KLP, Arta Mandro, në lidhje me dy drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Arben Kraja dhe Altin Dumani, si dhe si do të ishte sjellja e tij në rast se ajo do ti kërkonte një favor.

Xholi: Vlerësoj punën e të dyve paraardhësve (Dumanit dhe Krajës), të dy kanë aftësi të veçanta, Kraja ka periudhë më të gjatë në detyrë. Dumani erdhi në një kohë tjetër, kur e kishte stafin më të plotësuar dhe të konsoliduar, ndihmat përkatëse, bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Do kërkoj që të marr nga të dy këta drejtues ato cilësi që dua ti përçoj edhe më tutje.

Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?

Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK, se e bëjnë të mirë.

Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare…

Xholi: Akoma më mirë

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB