
ITALI- Anija e Marinës italiane “Amerigo Vespucci” u nis nga porti i Ortonës, duke shënuar kështu edhe pjesën e katërt të turneut mesdhetar. Anija stërvitore e Marinës italiane u nis nga porti i qytetit të Abruzzo-s për t’u nisur drejt Durrësit, ku do të ankorohet mëngjesin e 8 prillit, dhe do të pritet nga ambasadori italian Marco Alberti. Shumë njerëz u mblodhën në portin e Ortonës për të përshëndetur “anijen më të bukur në botë”, teksa nisej drejt Shqipërisë. “Amerigo Vespucci” do të ndalojë fillimisht në Shqipëri dhe më pas do të niset drejt Valetta, Maltë.
Po ashtu, edhe ministri i Mbrojtjes italian, Guido Crosetto, i cili do të takohet me homologun e tij shqiptar, Pirro Vengu. Gjatë ditës janë planifikuar aktivitete të tjera institucionale ku do të jetë prezent edhe kryeministri Edi Rama. Ndërsa, nesër më 7 prill do të mbahet konferenca për shtyp për të prezantuar “Giro d’Italia 2025”, e cila këtë vit do të nisë nga vendi ynë./ZËRI